Telegrafi

“Ukrainasit janë thjesht të jashtëzakonshëm”, pamje që tregojnë brendësinë një bunkeri

Një video është shpërndarë nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës që tregon brendësinë e një bunkeri nëntokësor të përdorur nga trupat e saj, të pajisur me shtretër dhe një ruter me valë.

Në videon, e cila është titulluar si “një ekskursion në një objekt shumë të rëndësishëm ushtarak të Ukrainës”, mund të shihen sende të ndryshme të vendosura mjeshtërisht dhe të varura në grepa.

Një ushtar i tregon vizitorit përreth, duke demonstruar një “llambë të posaçme që ruan ngarkesën” dhe se si ata futin një ruter për t’i dhënë të gjithëve që janë brenda qasjes në internet.

Gëzhojat e guaskës janë ripërdorur gjithashtu si kova dhe paketimet e vjetra duket se përdoren në zonat e fjetjes.

“Vetëm wow, bravo. Ukrainasit janë thjesht të jashtëzakonshëm, ata bëjnë gjëra të pabesueshme,” dëgjohet të thotë pas kamerës personi që filmon vizitën.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve. /Telegrafi/