Telegrafi

Ukrainasit “ia prishën planet”, pamje që tregojnë raketën ruse duke shpërthyer në qiellin e Kievit

Një video e shpërndarë në mediat sociale supozohet se tregon forcat ukrainase duke goditur një raketë ruse.

Pamjet vijnë mes pretendimeve nga Kievi se kishte “kapur” me sukses shumicën e raketave që Moska lëshoi në Ukrainë të premten, përcjell Telegrafi.

“Rrëzimi i një rakete mbi rajonin e Kievit”, shkroi në Twitter këshilltari i qeverisë ukrainase Anton Gerashchenko.

Pamjet u postuan në Twitter pasi një breshëri raketash ruse shënjestruan infrastrukturën e Ukrainës, për të cilën autoritetet ukrainase thanë se kryesisht ishte përgjuar.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit tha të premten se forcat ukrainase kishin shkatërruar 37 nga 40 raketa që kishin shënjestruar kryeqytetin.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nëntë objekte të infrastrukturës energjetike dhe disa ndërtesa banimi janë goditur në rajonet Zhytomyr, Kiev, Kharkiv, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia. Ata thanë gjithashtu se forcat ruse kishin lëshuar shumicën e raketave të tyre nga detet e Zi dhe Kaspik, si dhe nga baza ajrore Engels në rajonin e Saratovit të Rusisë. /Telegrafi/