Telegrafi

Ukrainasit sulmojnë rusët në istikame, i gjuajnë me tanke dhe mjete të blinduara – i detyrojnë të dorëzohen

Trupat ukrainase i janë vërsulur istikameve ruse në Kupyansk, ku u zhvillua një betejë e ashpër që rezultoi me dorëzimin e ushtarëve rusë.

Ushtarët e Volodymyr Zelensky sulmuan pozicionet e rusëve më mjetin e blinduara M113, ku më pas këmbësoria futet nëpër istikame dhe i detyrojnë ushtarët e Vladimir Putinit të dorëzohen që i gjuajnë me granata dore dhe mitraloza, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit gjithashtu përdorën tankun për të gjuajtur istikamet e rusëve, ku pas një breshëri plumbash nga këmbësoria, ushtarët rusët u dorëzuan.

Në anën tjetër, mbrojtja kundërajrore e Ukrainës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë arritur të rrëzojnë dhjetëra dronë kamikazë të rusëve.

Ndryshe, ukrainasit janë zotuar se do të luftojnë deri në frymën e fundit, derisa të arrijnë të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/