Ushtarët ukrainas të Brigadës së 3-të kanë arritur të rrëzojnë një dron rus Orlan, nga një lartësi rekord prej 3,620 metrash.
Orlan është një dron i avancuar rus që përdoret në masë të madhe nga Rusia në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Mund të udhëtojë deri në 600 kilometra dhe të ngjitet në një lartësi maksimale prej 5 mijë metrash.
“Goditja ka ndodhur më 7 shtator në rajonin e Kharkivit. Sapo është lokalizuar droni i armikut Orland-10, predha Voron e artilerisë tonë u shkrep”, u tha nga kjo brigadë.
Lartësia dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte droni është zbuluar nga njësitë e rojeve kufitare, dhe më pas një ushtar përgatit “pajisjen” e nevojshme dhe dy ushtarë tjerë e shënjestruan.
Sipas ukrainasve rrëzimi i dronit nuk ishte një punë aq e lehtë, për shkak të lartësi në të cilën po fluturonte dhe vazhdimisht ndryshonte pozicionin. /Telegrafi/
The record height!
Ukrainian warriors shot down a russian Orlan reconnaissance UAV at an altitude of 3,620 meters.📹: 3rd Tank Brigade pic.twitter.com/IuNrTtPeVe
— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 9, 2024