Telegrafi

Ukrainasit hodhën në erë veturën ku ndodheshin oficerët rusë të FSB-së

Në qytetin e pushtuar përkohësisht të Oleshkyt, në rajonin Kherson, një veturë që transportonte dy oficerë rusë të FSB-së dhe personel ushtarak hidhet në erë.

Një nga punonjësit e FSB-së (shërbimi sekret rus) mbeti i vrarë nga shpërthimi, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë.

Lexo po ashtu Analisti rus: Plani për rrëzimin e Putinit ka katër akte - dy të fundit janë vendimtare

Tre ushtarë rusë që shoqëronin veturën u plagosën, raportoi Ukrainian Pravda, duke cituar burime të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

Sipas informacioneve të disponueshme për drejtësinë ukrainase, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës është përfshirë në shpërthim. Oficerët e FSB-së “punuan” në Skadovsk të pushtuar prej rusëve.

Ata vizituan Oleshky për të kryer aktivitete filtrimi dhe për të torturuar qytetarët ukrainas.

Lexo po ashtu Pasi bisedoi me rusët, Musk çaktivizoi Starlinkun dhe sabotoi një sulm të madh ukrainas?

Shërbimet sekrete ukrainase janë angazhuar seriozisht në vrasjen e zyrtarëve rusë që morën pjesë në krimet ose pushtimin e Ukrainës. Propagandistët rusë janë ndër objektivat kryesore. /Telegrafi/