Telegrafi

Ukrainasit hedhin në erë tri tanke ruse, i godasin me dronë kamikaz

Largimi i grupit mercenar rus Wagner nga Ukraina si dhe kreut të këtij grupi famëkeq Yevgeny Prigozhin, tregon më së miri për humbjet e mëdha që po i pëson ushtria e Vladimir Putinit.

E këtë fakt e dëshmon më së miri edhe një video e realizuar nga fushëbeteja, ku shihet sesi shkatërrohen tre tanke të rusëve brenda pak minutave, transmeton Telegrafi.

Operatorët e dronëve që i kishin mbushur me eksploziv, kanë filmuar momentin kur fluturaket pa pilot përplasen në tanket e ushtrisë ruse.

Lexo po ashtu Dëshironin të parandalonin kolonën e luftëtarëve të Wagnerit drejt Moskës, momenti kur hidhet në erë një urë

Ato nga detonimi i fuqishëm bëhen copa dhe ngritën re të mëdha tymi në qiell. Kjo taktikë me dronët kamikazë i ka ndihmuar shumë ukrainasve të shkatërrojnë makinerinë luftarake të rusëve.

Madje operatorët e dronëve po konsiderohen si “lojtarët” kryesor në këtë luftë, të cilën e filloi në shkurt të vitit të kaluar presidenti rus Vladimir Putin. /Telegrafi/