Ukrainasit kanë publikuar videon ku shihet se ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm. Pretendojnë se brigada e 59-të e forcave ukrainase në Avdiivka, ka shkatërruar sistemin e fuqishëm raketor rus TOS-1.
“Titanët e brigës së 59 mbrëmë gjatë ndërprerjes së sulmeve ruse në drejtim të Avdiivka, me dron kanë goditur sistemin raketor TOS-1A duke e bërë shkrumb e hi”, kanë shkruar në X ukrainasit.
“Nga shpërthimi i fuqishëm edhe raketat që ishin të vendosura në këtë sistem që kapin vlerën e 15 milionë dollarë, u hodh në erë dhe u bë copa – së bashku me ekuipazhin”, u tha ndër tjera, transmeton Telegrafi.
Sistemi TOS konsiderohej si “krenaria” e ushtrisë ruse, por ukrainasve nuk iu desh shumë mund që ta bëjnë rrafsh me tokë.
Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur droni i mbushur me eksploziv përplaset në TOS-1, dhe nga detonimi i fuqishëm gjithçka përreth shkundet. /Telegrafi/
Avdiivka front. Russian TOS-1 220mm MRLS split into atoms by the FPV drone of the 59th Brigade of Ukraine. 🌞https://t.co/4S7jizLlqB pic.twitter.com/Bh2cAM7m58
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) October 20, 2023