Telegrafi

Ukrainasit hedhin në erë sistemet raketore ruse në Bakhmut

Ushtria ukrainase ka arritur në një operacion ushtarak të shkatërrojë sistemet raketore ruse në Bakhmut.

Në një zonë pyjore, ukrainasit lokalizuan sistemet raketore të rusëve, që i kishin fshehur nën pemë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që u siguruan se kanë koordinatat e duhura, artileria veproi – i hodhi në erë, ku si pasojë u krijuan topa të zjarrtë në qiell.

Lexo po ashtu Harta që tregon sesi ka lëvizur vija e frontit në Donbas, gazetari ukrainas zbulon ndryshimet në fushëbetejë nga korriku i vitit të kaluar e deri më sot

Ishin pjesëtarët e SSO të forcave ukrainasve që merren enkas me operacione speciale, që hodhën në erë sistemet raketore të rusëve.

Sulme të ngjashme në Bakhmut po ndodhin pothuajse çdo ditë, pasi në këtë qytet raportohet se po zhvillohen luftimet më të ashpra në luftën e Ukrainës. /Telegrafi/