Site icon Telegrafi

Ukrainasit hedhin në erë autoblindën ruse, e godasin direkt me Javelin

Marinsat e ushtrisë ukrainase kanë postuar një video, të parandalimit të sulmit rus në Kursk të Rusisë.

Ishte Brigada e 36 e motorizuar e ukrainasve, që ndërmori një aksion në territorin rus, transmeton Telegrafi.

“Demokracia në veprim! Autoblinda që i përkiste rusëve është shkatërruar plotësisht me Javelin nga marinsat e Mykolaivi në rajonin e Kurskut”, thuhet në kumtesë nga ukrainasit.

Në videon e filmuar nga ajri me dron, shihet momentin kur autoblinda që transportonte ushtarët rusë goditet direkt dhe hidhet në erë.

Nga kjo goditje precize, autoblinda shkatërrohet plotësisht, madje pjesa e sipërme fluturon dhjetëra metra në ajër.

Disa sekonda më vonë shihen trupat ruse të shtrirë në tokë, ku me gjasë shumica prej tyre e kishin pësuar me jetë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version