Ukrainasit këtë javë kanë sulmuar në masë të madhe anijet e flotës ruse në Detin e Zi.
Nga sulmet raketore në flotën ruse – që i goditën me raketa Storm Shadow të marra nga Britania e Madhe, ukrainasit i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtarëve të Kremlinit, transmeton Telegrafi.
Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur droni kamikaz i ukrainasve e godet direkt anijen e ushtrisë ruse që ishte në lëvizje.
Si pasojë e këtij sulmi anija është neutralizuar dhe pas disa sekonda është fundosur. Nga pamjet e kamerës në dron, shihet se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.
Madje edhe copëzat e anijes shihen duke fluturuar kur ndodhë përplasja e dronit, e disa ushtarë rusë përfundojnë në ujë duke notuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=m94_xdhdRMg&ab_channel=UntoldNews