Telegrafi

Ukrainasit hedhin granatën e cila shkon “direkt poshtë” dhe futet brenda kapakut të hapur të një tanku rus

Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale supozohet se tregon forcat ukrainase duke shkatërruar një tank, duke hedhur një granatë në të.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja disa sekonda përshkruan eksplozivin që hidhet nga ajri – “direkt poshtë” në automjetin ushtarak.

Një kënd tjetër i kamerës tregon tankun në flakë, me tymin që ngrihet në ajër. Më pas videoja ofron një pamje të gjerë të shpërthimit të automjetit.

Lexo po ashtu Ekspertët rusë kanë filluar të ndryshojnë mendje për "luftën kundër NATO-s" - ja çfarë thoshin dikur dhe çfarë thonë tani

“Një rënie e saktë e granatës në kapakun e hapur të një tanku rus, me shpërthim të mëpasshëm të municionit të tankut”, shkroi në Twitter “Special Kherson Cat”, i cili poston në Twitter për luftën në Ukrainë.

Sulmi ndaj tankut vjen pasi forcat ukrainase raportuan se zmbrapsën dhjetëra sulme ruse në pesë zona të dielën.

Ukraina tha gjithashtu se Rusia kishte kryer tre sulme me raketa, tetë sulme ajrore dhe 49 sulme nga sisteme të shumta raketash.

Pamjet, të paverifikuara dhe pa datë nuk specifikojnë vendndodhjen ose llojin e tankut që ishte goditur. Nuk u zbulua gjithashtu se si u hodh granata, por ka të ngjarë të ketë ardhur nga një dron ukrainas. /Telegrafi/