Telegrafi

Ukrainasit hedhin bombën mbi tankun rus, momenti kur hidhet në erë

Forcat ukrainase kanë filmuar momentin kur hedhin në erë një tank të ushtrisë ruse në rajonin e Luhanskut.

Pamjet e filmuar nga ajri me dron, tregojnë bombën që bie mbi mjetin e blinduar dhe më pas ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Si pasojë i këtij shpërthimi të fuqishëm, tanku shkatërrohet plotësisht kurse sulme të tilla nga ana e operatorëve ukrainas të dronëve janë bërë çdo herë e më të shpeshta.

Kundërofensiva e Kievit ka dhënë frytet e saj, kanë arritur të dëbojnë ushtarët rusë nga shumë qytete që i mbanin nën kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Madje edhe Kremlini ka pranuar se ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, e tërheqjen nga shumë qytete e ka arsyetuar se kinse po bën rigrupim të forcave. /Telegrafi/