Qyteti i Bakhmutit në lindje të Ukrainës, vazhdon të jetë pika më e nxehtë e luftës.
Atje prej më shumë se një vit ndodhin luftime të ashpra mes ukrainasve dhe forcave pushtuese ruse.
Madje rusët me çdo kusht po tentojnë ta fusin nën kontroll, por deri më tani pa ndonjë sukses.
Në disa raste Kremlini ka tentuar të mashtrojë opinionin duke pretenduar se e kanë marrë nën kontroll Bakhmutin, por Kievi i ka përgënjeshtruar duke publikuar video të ushtarëve ukrainas nga ky qytet.
E në një aksion të realizuar së fundmi, ukrainasit kanë arritur të shkatërrojnë sistemet artilerike të rusëve që i kishin fshehur në një zonë malore.
Ishin operatorët e dronëve që i kishin lokalizuar dhe pasi u siguruan se makineria luftarak i përkiste rusëve, i dhanë sinjal shtabit të përgjithshëm që miratoi sulmin.
Në videon e filmuar nga ajri, shihet momentin kur nga shpërthimi i fuqishëm ngritet një top i zjarrtë në qiell.
Ishte brigada e tretë e forcave ajrore të Ukrainës që goditën sistemet artilerike të rusëve, të cilat i hodhën në erë me një saktësi të paparë.