Ushtria ukrainase ka konfirmuar sulmin me dronë mbi rafinerinë ruse të natës në Tuapse, pasi ishte raportuar për shpërthime të fuqishme dhe zjarr të madh.
Siç raporton Sky News, burime brenda inteligjencës ukrainase thanë se Kievi do të vazhdojë të sulmojë rafineritë ruse të naftës, transmeton Telegrafi.
“SBU-ja sulmon thellë brenda Federatës ruse dhe do të vazhdojë me këto sulme mbi rafineritë që jo vetëm që janë të rëndësishme për ekonominë ruse, por gjithashtu ofrojnë naftë për forcat e armikut”, tha një burim për Reuters.
Kjo rafineri e naftës gjendet vetëm 72 kilometra pallatit ku qëndron presidenti rus Vladimir Putin.
Sulmi në Tuapse në Detin e Zi është sulmi i katërt me dronë kamikazë në gjashtë ditët e fundit. /Telegrafi/