Site icon Telegrafi

Ukrainasit godasin rafinerinë e naftës në Luhansk, që përdorej nga Moska për nevoja të trupave të Putinit  

Ukraina ka njoftuar se ka arritur me sukses të kryej një sulm mbi një rafineri të naftës në një zonë ushtarake të rusëve në lokacionin që është pjesërisht i pushtuar në Luhansk, kurse banorët e atjeshëm kanë postuar fotografi të pasojave të këtij sulmi.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar të shtunën se ka goditur rafinerinë e naftës në qytetin Rovenky në rajonin e Luhanskut – që është një nga katër rajonet ukrainase që Vladimir Putini i ka shpallur të aneksuara por që nuk kontrollohen plotësisht nga Moska, transmeton Telegrafi.

“Në këtë bazë ushtarake gjendeshin rafineri dhe produkte të shumta të derivateve, që përdoreshin për furnizimin dhe nevojat e armatës të Federatës Ruse”, u tha ndër tjera nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase – duke shtuar se sulmi u kryer nga inteligjenca ushtarake.

“Kjo rafineri ishte goditur edhe më herët nga armët ukrainase, beteja po vazhdojnë për të minuar potencialin ushtarak-ekonomik të Rusisë”, u tha ndër tjera.

Në kumtesë nuk theksohet se çfarë lloj të armëve u përdorën për të kryer sulmin, por mediat pro-ukrainase pretendojnë se ishin dronët kamikaz që goditën këtë rafineri.

Ajo gjendet afro 100 kilometra nga fronti i parë, kurse deri më tani nuk janë deklaruar nga ministria ruse e Mbrojtjes lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version