Telegrafi

Ukrainasit godasin me precizitet pozicionet e ushtrisë ruse në Kharkiv-Svatova

Mbrojtja Territoriale, Batalioni i 128-të dhe Brigada e 112-të të ushtrisë ukrainase, kanë arritur të godasin me precizitet pozicionet e ushtrisë ruse në afërsi të Kharkiv-Svatovas.

Pamjet e filmuar nga ajri shfaqin momentin kur ushtarët rusë që tentonin të fshihen nëpër shtëpi private, goditen me predha që u binin para këmbëve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ushtria ukrainase ka njoftuar se ka arritur të çlirojë dhjetëra fshatra dhe qyteza në dy ditët e fundit, që ishin nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i luftës.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se është nisur për një vizitë zyrtare në SHBA, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.

Nga ky takim, Zelensky pret ta shfrytëzojë rastin që të kërkojë dhënien e sistemit të mbrojtjes kundërajrore Patriot, të cilat do ta ndryshonin rrjedhën e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/