Me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, ushtarët ukrainas janë bërë të “pamposhtur” duke goditur rëndë rusët në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.
Sistemet raketore si HIMARS-i amerikan dhe Iris-T gjerman, i janë dhënë Kievit dhe tani ato e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq në një aksion të këmbësorisë ukrainase, ata kishin futur në përdorim një mitraloz të kalibrit të madh me të cilin gjuanin pozicionet e rusëve.
Ata publikuan edhe pamjet e këtij mitralozi, i cili ishte vendosur mbi një veturë nga i cili e zbresin në tokë dhe godisnin pozicionet e ushtrisë ruse.
Në anën tjetër, marrja e tankeve gjermane Leopard 2, pritet t’i ndihmojë ukrainasve të rezistojnë më fuqishëm ndaj agresionit rus në lindje.
Në Bakhmut dhe Vuhledar po vazhdon beteja e ashpër, që po konsiderohet më e përgjakshmja që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/