Telegrafi

Ukrainasit gjejnë “hard diskun” e rusëve me 100 GB të dhëna ushtarake, shumica e tyre janë të klasifikuara si “sekrete”

Forcat ukrainase kanë gjetur një “hard disk” të ushtrisë ruse me mbi 100 GB të dhëna ushtarake – shumica prej të cilave janë klasifikuar si “sekrete”, përfshirë detajet për pajisjet ushtarake ruse dhe stërvitjet, shkruan Kyiv Independent.

“Hard disku” u zbuluar në rajonin e Chernihiv, në veri të vendit që kufizohet me Bjellorusinë, dhe në fillim të agresionit ishte pikë pushtuese, transmeton Telegrafi.

Në të gjithashtu ka detaje për planet e divizionit të artilerisë ruse dhe dokumente tjera zyrtare. Gjetja e tij ndodhi në kohën kur raketat ruse vazhdonin të godisnin qytetet përreth Ukrainës.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon ku shihen se si me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, lansojnë raketat në Zaporizhzhia

“Lufta nuk ka mbaruar – brutaliteti vetëm se po rritet në disa rajon – nuk duhet harruar këtë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje ukrainasve ta shpërndajnë të vërtetën për luftën dhe krimet e bëra nga okupatori.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar edhe sot në qytetin Mykolaiv në jug të vendit, ku forcat ruse nuk kanë të ndalur duke hedhur bomba edhe mbi ndërtesat kolektive – duke mos e kursyer as edhe një civil.

“Po ndodhin shpërthime të fuqishme në qytet. Qëndroni nëpër strehimore”, tha kryetari i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych. /Telegrafi/