Telegrafi

Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t’i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre

Në qytetin Oleshka të rajonit Kherson, i cili kontrollohet nga rusët, është krijuar një situatë kritike pas përmbytjeve të shkaktuara nga prishja e digës Kakhovska.

Qyteti është praktikisht nën ujë dhe njerëzit presin ndihmë, transmeton Telegrafi.

Gjatë vëzhgimit me dron, luftëtarët e njërës prej brigadave të artilerisë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, zbuluan një grua me dy fëmijë në çatinë e një prej shtëpive në Oleshka, transmeton Telegrafi.

Kur panë dronin, gruaja dhe fëmija filluan të sinjalizojnë në mënyrë të dëshpëruar se kishin nevojë për ndihmë.

Në video shihet vetëm një fëmijë, por thuhet se janë dy. Në një moment djali fillon të qajë, edhe gruaja fshin lotët me dorë.

Sipas ushtrisë, gruaja dhe fëmijët kanë rreth një ditë pa ujë dhe ushqim dhe u bënin thirrje atyre që mund të përpiqen të shpëtojnë nënën dhe fëmijët, sepse ushtria ukrainase nuk është në gjendje ta bëjë këtë, pasi ky rajon kontrollohet nga rusët.

Në vendbanimet në Kherson, të cilat bien në zonën e përmbytjeve, është paralajmëruar evakuimi i popullsisë.

Sipas të dhënave të OKB-së, deri në mbrëmjen e 6 qershorit, 16,000 njerëz kishin humbur shtëpitë e tyre. /Telegrafi/