Site icon Telegrafi

Ukrainasit falënderojnë SHBA-të për armatosjen e këtij vendi, rrugëve të Kievit murali me predhën anti-tank zbukuron kryeqytetin – “Shën Javelin”

Derisa në tërë Ukrainën po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, artistët në Kiev dhe qytetet e tjera në mënyrën e tyre kanë vendosur të inkurajojnë edhe më shumë ushtarët – por njëherit edhe të falënderojnë SHB-të për armët e dërguar në këtë shtet.

Autoritetet lokale në Kiev kanë publikuar fotografitë ku mund të shihet sesi në Solomjansk në rajonin e Kievit, ka filluar vizatimi i një murali i cili i dedikohet predhës amerikane anti-tank Javelin, e cila nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në një farë forme është bërë simbol i rezistencës ukrainase, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht luftës, po vazhdojmë me një seri të muraleve në rrugët tona. Tani temë është filozofia e luftës. Jemi të lumtur që kemi rastin që këtë mural ta vizatojmë këtu, pasi prej kohësh kemi idenë ta bëjmë në këtë pjesë”, tha nënkryetari i komunës së Kievit, Andrij Andreev.

Lexo po ashtu Momenti kur ushtari ukrainas hedh në erë autoblindën ruse me predhën Javelin

Sipas asaj që mund të shihet në fotografinë e publikuar më poshtë, murali i dedikohet Javelinit që sipas autorëve të muralit po e zbukuron një pjesë të qytetit dhe për këtë po e quajmë “Shën Javelin”.

Fotografia e “Shën Javelinit” është komercializuar në Ukrainë, pasi e bartin edhe nëpër bluza e flamuj si dhe “stickera” që shiten në tërë territorin – si një lloj përkrahje për ushtarët që po luftojnë kundër ushtrisë ruse. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version