Ukrainasit kanë shpërndarë fotografinë e asaj që tregon sesi kanë arritur të modifikojnë pajisjet e tyre luftarake në mungesë të armëve dhe municionit.
Në profilin zyrtar në X, ministria ukrainase e Mbrojtjes shpërndau fotografinë e asaj që duket sesi një pick-up është shndërruar në atë që po quhet “vetura e makthit”, që ka kapacitet të shkrep predha 122 milimetra, transmeton Telegrafi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të kërkojë nga perëndimi më shumë armë dhe municion, që të ndalë agresionin rus në vendin e tij.
Kievi prej fillimisht të luftës është lavdëruar nga ekspertët e sigurisë për aftësitë që armët t’i modifikojnë dhe t’i shndërrojnë në diçka më vdekjeprurëse.
Megjithatë nëse vazhdon të ndihet mungesa e armëve dhe municionit nga perëndimi, ukrainasit do ta kenë të vështirë të ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse dhe të parandalojnë sulmet ruse. /Telegrafi/
In Ukraine, an ordinary pickup truck can be transformed into a "Nightmare car", which destroys the enemy with the use of 122mm projectiles.
📷: 56th Motorized Brigade pic.twitter.com/csCU2qWuQh
— Defense of Ukraine (@DefenceU) March 5, 2024