Site icon Telegrafi

Ukrainasit e kaluan natën duke u strehuar në stacionet e metrosë nëntokësore

Banorët e Ukrainës shkuan në stacionet e metrosë për t’i shpëtuar ditës së parë të sulmeve ushtarake ruse.

Fotot treguan një mori banorësh dhe familjesh – duke përfshirë qytetarë të moshuar dhe foshnja në karroca – duke kaluar natën në stacionet e metrosë në Kiev dhe Kharkiv.

Shumë prej tyre janë të mbështjellë me batanije dhe veshje të ngrohta dhe të rrethuar nga çanta me sende personale, raporton bbc.

Në Ukrainë ishte vendosur një shtetrrethimi gjatë natës dhe stacionet e metrosë mbetën të hapura për të shërbyer si strehë për bomba.

Lexo po ashtu Zyrtarët e Ukrainës: Forcat ruse janë në Kiev, banorë përgatitni koktej molotovi dhe neutralizoni armikun

Mijëra ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre për të gjetur siguri në vendet fqinje – një shifër që Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët vlerëson në më shumë se 100 mijë.

Polonia – e cila gjendet në lindje të Ukrainës – ka ngritur gjithashtu qendra pritjeje përgjatë kufirit të saj në përgatitje për fluksin e refugjatëve të luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version