Ushtarët ukrainas tani po përdorin dronë me rreze të gjatë veprimi, që mund të përshkojnë një distancë prej 2 mijë kilometrash dhe të transportojnë 250 kilogramë bomba.
Dronët janë përshkruar nga ukrainasit si një “zhvillim unik”, dhe potencial për ndryshimin e kahjes së luftimeve të ashpra në fushëbeteja.
Ukrainasit nuk treguan numrin e këtyre dronëve apo ndonjë informacion shtesë për aftësitë e tyre, transmeton Telegrafi.
“Propaganda ruse vazhdimisht pretendon se ka ‘rrëzuar’ fluturaket e tilla, por shpërthimet në komplekset ushtarake, rafineritë dhe depot e municioneve tregojnë të kundërtën”, u tha nga ushtria ukrainase.
Ukrainasit vazhdimisht shënjestrojnë rafineritë ruse të naftës – duke i goditur me dronë kamikaz me rreze të gjatë veprimi, ku qëllimi i vetëm është ngadalësimi i prodhimit të lëndëve djegëse që përdoren për makineritë luftarake që Putini i dërgoi në Ukrainë.
Kievi ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, Ukraina ka prodhuar mbi 30 mijë dronë kamikaz, kurse këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Industrisë, Herman Smetanin. /Telegrafi/
Ukrainian OWA drones struck the Lukoil oil refinery in Kstovo on January 29. Additionally, it has been reported that Ryazan, one of the largest oil refineries in Russia, has halted operations following a Ukrainian drone attack on January 24. 3/7 pic.twitter.com/eu2G77YCJs
— Giorgi Revishvili (@revishvilig) January 31, 2025
❗️In 🇷🇺Kstovo, a petrochemical complex has suspended operations after a drone attack, – BBC, citing the company’s press service
The enterprise produces ethylene, propylene, benzene and other petrochemical products. pic.twitter.com/YY3MFfHTPC
— 🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) February 1, 2025