Site icon Telegrafi

Ukrainasit dhe rusët shkëmbejnë të burgosurit e luftës

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të bëjnë shkëmbimin e të burgosurve, ku 76 ukrainas iu dorëzuan ushtarëve të Kievit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, e cila pranoi se rusët i dorëzuan 60 ushtarë ukrainas si dhe 16 civilë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur ushtari ukrainas hedh në erë autoblindën ruse me predhën Javelin

E për këtë shkëmbim, ukrainasit janë detyruar t’ua japin rusëve 10 zyrtarë të lartë ushtarak që janë kapur në zona të ndryshme gjatë luftimeve.

Kujtojmë që ky është shkëmbimi i pestë që po ndodhë mes palës ukrainase dhe asaj ruse, ku deri më tani qindra ushtarë e civilë të marrë rob i janë rikthyer familjeve të tyre – pra nga të dyja palët. /Telegrafi/

Exit mobile version