Site icon Telegrafi

Ukrainasit dhe rusët shkëmbejnë qindra të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer qindra të burgosur të luftës, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.

Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia ka shkëmbyer 150 ushtarë ukrainas që janë mbajtur në burgjet ruse në këmbim të trupave ruse, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Kievi deri më tani nuk është deklaruar zyrtarisht lidhur me këtë shkëmbim të burgosurve.

Para këtij shkëmbimi, kanë ndodhur vetëm një shkëmbim tjetër gjatë këtij viti në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Prej fillimit të luftës, Rusia akuzohet për trajtim çnjerëzor të burgosurve ukrainas të luftës dhe shumica prej tyre tashmë nuk janë në gjendje të vazhdojnë jetën normalisht, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version