Site icon Telegrafi

Ukrainasit detektojnë sistemin e ri raketor rus Palantin në një zonë malore, alarmojnë njësitë artilerike – e shkatërrojnë me HIMARS

Forcat ukrainase në Zaporizhzhia kanë arritur që të shkatërrojnë sistemin më të ri raketor rus Palantin.

Ishte Brigada e 3-të e ushtrisë ukrainase në bashkëpunim me SSO, njësi që kryen operacione speciale, që kishin lokalizuar sistemin raketor në një zonë malore, transmeton Telegrafi.

Me t’u siguruar se ishte makineri luftarake ruse, ata alarmuan njësitë artilerike të cilët menjëherë aktivizuan sistemin raketor amerikan HIMARS, me të cilin arritën ta godasin direkt dhe ta shkatërrojnë.

Lexo po ashtu Në një anije të bllokuar në breg rusët kishin ngritur qendrën komanduese – momenti kur forcat ajrore ukrainase e godasin me raketë

Në videon e filmuar me dron nga ajri, shihet momenti kur Palantin goditet nga HIMARS-i amerikan që i është dhënë ukrainasve nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të ndihmës ushtarake.

Ky sistem raketor amerikan njihet për precizitetin gjatë operimit, si dhe për fuqinë shpërthyese të raketave që lëshohen nga HIMARS-i. /Telegrafi/

 

Exit mobile version