Në një video që është postuar në rrjetet sociale, shfaqet sistemi raketor amerikan HIMARS që është dekoruar në frymën festive.
Ushtari ukrainas që shfaqet me kapelë të Babadimrit, tregon sesi po u dërgojnë “dhurata” rusëve, transmeton Telegrafi.
Sipas përshkrimit të videos në Telegram, raketat e shkrepura nga HIMARS-i kanë goditur pozicionet ruse në qytetin Makiivk.
It appears a Ukrainian crew actually did deck out one of their HIMARS launchers with Christmas lights to send some New Year’s “gifts” to fascist Russia’s invasion forces. https://t.co/JHUC1Id2RA pic.twitter.com/ue83BjanpV
— Euan MacDonald (@Euan_MacDonald) January 1, 2023
E nga burime tjera është konfirmuar se në Makiivk është goditur qendra ruse e rekrutimit, ku nga ky sulm kanë humbur jetën 400 ushtarë rusë.
Sulmi me HIMARS e ka konfirmuar edhe vet Rusia, që njoftoi se cak i sulmit ishte qendra ruse e rekrutimit – duke mos specifikuar numrin e saktë të viktimave.
Makeevka gift pic.twitter.com/za9kmHp4Iv
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) January 1, 2023
Sistemi i avancuar raketor amerikan HIMARS është dëshmuar si një armë efektive, e ushtria ukrainase ka në dispozicion 20 sosh që u janë dhënë nga qeveria amerikane dhe pritet që edhe 18 tjerë t’ju dërgohen.
Fjala është për lansuesin mobil të raketave që kanë precizitet të lartë. Deri më tani asnjë prej këtyre sistemeve raketore që i janë dhënë Ukrainës, nuk është shkatërruar nga rusët. /Telegrafi/