Ukrainasit nuk po e kursejnë veten duke rrezikuar edhe jetën gjatë agresionit rus në Ukrainë.
Specialistët ukrainas të asgjësimit të mjeteve shpërthyese (EOD) shihet se po çaktivizojnë një bombë ruse me duart e tyre dhe një shishe ujë.
Charles Lister, bashkëpunëtor i lartë dhe Drejtor i programeve të Sirisë dhe Kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit në Institutin e Lindjes së Mesme, ka publikuar videon në rrjetet sociale ka marrë mijëra komente mbështetëse, raporton theguardian.
“Kjo bombë e hedhur nga Rusia do të rrafshonte një ndërtesë – dhe megjithatë këta EOD të Ukrainës e çaktivizojnë me dy duar dhe një shishe ujë, ndërsa predhat bien në mënyrë të vazhdueshme aty pranë”, ka shkruar ai në Twitter.
Kujtojmë se ditë më parë autoritetet ukrainase kishin publikuar një imazh të një bombe që kishte rënë në oborrin e një ndërtese banimi dhe nuk kishte shpërthyer.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime, ku së fundi ka granatuar një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol. /Telegrafi/
This #Russia-dropped bomb would flatten a building — and yet these #Ukraine EODs defuse it with 2 hands and a bottle of water, while shells audibly land nearby.
Mind boggling bravery.pic.twitter.com/KvCZeOxRyz
— Charles Lister (@Charles_Lister) March 9, 2022