Telegrafi

Ukrainasit bombardojnë sërish urën Antonivsky – publikohen pamjet

Ushtria ukrainase po vazhdon kundërofensivën, dhe kësaj radhe ka patur për objektiv urën Antonivsky në rajonin e Khersonit.

Fjala është për urën shumë të rëndësishme në Kherson, që e bombarduan ukrainasit në disa raste, transmeton Telegrafi.

Nëse ndodhë shembja e kësaj ure, do të ishte një hendikep i madh për ushtrinë ruse, e cila e shfrytëzon për shpërndarjen e forcave në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Gjykuar nga pamjet e publikuara më poshtë, ura është bombarduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Megjithatë kjo urë mbetet funksionale pavarësisht se është bombarduar disa herë. Në anën tjetër, rusët po tentojnë t’i rezistojnë kundërofensivës së Kievit, por deri më tani nuk është parë ndonjë taktikë që e ka dëshmuar këtë Moska.

Përkundrazi, ukrainasit po kryejnë sulme, duke i zënë në befasi forcat ruse në rajone të ndryshme e në veçanti në ato që i kontrollon që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/