Telegrafi

Ukrainasit arrestojnë një zyrtar në Kherson, dyshojnë se po ndihmonte pushtuesit rusë

Ukrainasit kanë arrestuar nënkryetarin e këshillit të qytetit Kherson, të cilin forcat ukrainase e liruan në fillim të nëntorit, me dyshimin se ka ndihmuar dhe nxitur forcat pushtuese ruse që morën kontrollin e qytetit në mars, kanë bërë të ditur nga zyra e prokurorit të shtetit të Ukrainës.

Reuters raportoi se zyrtari Khersonit, i cili nuk u emërua nga Ukraina, bashkëpunoi me autoritetet okupuese dhe ndihmoi në drejtimin e shërbimeve publike nën okupimin rus, thuhet ndër tjera nga zyra e prokurorit, transmeton Telegrafi.

Zyrtari, i cili nuk mund të kontaktohej për koment, përballet me 12 vjet burg nëse ndiqet penalisht dhe shpallet fajtor, sipas akuzave. Zyrtari ishte në paraburgim, por u lejua të paguante garancinë, u tha ndër tjera nga zyra e hetuesve.

Ukraina shpalli çlirimin e Khersonit më 11 nëntor, pasi forcat ruse që filluan pushtuan e Ukrainës në shkurt, u tërhoqën nga qyteti në jug të vendit dhe kaluan lumin Dnipro.

Ndryshe forcat ukrainase dhe ato ruse, po vazhdojnë luftimet në pothuajse çdo rajon të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/