Qindra persona janë arrestuar në rajonin Mykolaiv në jug të Ukrainë nga 5 deri më 8 gusht – nën akuzën se po bashkëpunojnë me forcat ruse.
Lajmi është konfirmuar nga gjeneral-major Dmytro Marchenko nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se posedojnë prova se secili prej të arrestuarve, i kishte dhënë informacione të rëndësishme trupave ruse.
Arrestimet janë bërë gjatë një operacioni mirë të hartuar, dhe në koordinim me zyrën e kryeprokurorit janë kryer bastisje.
Në anën tjetër Moska po vazhdon të tentojë që të infiltrojë agjentë në strukturat e organeve të sigurisë në Ukrainë, mirëpo deri më tani shumë prej tyre janë zbuluar dhe arrestuar.
Ndryshe Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës e njohur si SBU, ka parandaluar së fundmi një seri vrasjesh me pagesë të përfaqësuese të liderit më të lartë ushtarake dhe politike dhe të figurave publike të Ukrainës. /Telegrafi/