Telegrafi

Ukrainasit i afrohen istikameve të rusëve, zhvillohen luftime të ashpra – pamje nga fushëbeteja

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar një video të luftimeve të ashpra mes ukrainasve dhe forcave ruse në istikiame në afërsi të  rajonit të Zaporizhzhia.

Kjo ministri në Telegram ka njoftuar se ushtarët e Gardës Kombëtare iu vërsulën trupave ruse, duke luftuar kundër tyre në një distancë prej hiq më shumë se 20 metra, transmeton Telegrafi.

Ata për asnjë moment nuk shfaqën nuanca frike apo paniku, përkundrazi arritën të zmbrapsin ushtarët rusë që ishin pozicionuar atje nga viti i kaluar.

Lexo po ashtu Kreu i shërbimit të inteligjencës estoneze: Ukraina është në prag të një përparimi të madh

Ndryshe ukrainasit pretendojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë bombarduar pozicionet e rusëve në Krimenë e aneksuar.

Në anën tjetër, rusët pretendojnë se kanë rrëzuar disa prej fluturakeve pa pilot të ukrainasve, duke mos specifikuar se për sa sosh bëhet fjalë. /Telegrafi/