Telegrafi

Ukrainasi u përpoq të kalonte me not kufirin me Moldavinë

Rojet kufitare ukrainase tërhoqën një burrë që u përpoq të kalonte kufirin ilegalisht nga lumi Dniester në rajonin Vinnytsia.

Sipas rojeve kufitare, burri 35-vjeçar nga Kharkiv u përpoq të notonte në Moldavi, raporton Ukrainska Pravda.

“Notari që nisi të kalonte distancën deri në bregun e vendit fqinj, u zbulua në kohë nga një polic kufitar, për të parandaluar shkeljen dhe aksidentin, policët kufitarë kanë përdorur një varkë dhe kanë nxjerrë njeriun nga uji. Notari është dërguar menjëherë në një vend ku i është dhënë çaj për tu ngrohur”, kanë thënë rojet kufitare.

Rojet kufitare shpërndanë një video të operacionit në YouTube. Videoja tregon varkën duke lëvizur rreth burrit në ujë. Më pas dy persona nga varka e ndihmojnë burrin të ngjitet në anije.

Ndaj personit u krijua një procesverbal për një kundërvajtje në lidhje me “kalim të paligjshëm ose tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të Ukrainës”. Çështja i është përcjellë gjykatës e cila do të vendosë për dënimin.

Një hetim i madh nga BBC në fund të vitit të kaluar tregoi se pothuajse 20 mijë burra janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës për të shmangur mobilizimin. Gjithashtu edhe 21,113 burra të tjerë u përpoqën të arratiseshin, por u kapën nga autoritetet ukrainase, konfirmoi Kievi. Pas pushtimit rus, shumica e meshkujve të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndaluan të dilnin jashtë. /Telegrafi/