Derisa Ukraina ka hyrë sot në ditën e 28-të të pushtimit rus, një video e burrit duke luajtur në violinçel në zemër të qytetit të shkatërruar Kharkiv, po qarkullon në masë të madhe nëpër rrjetet sociale.
Videoja prekëse shfaq muzikantin e ulur në qendrën e shkatërruar të qytetit – ku nga ndërtesat përreth tij kanë mbetur vetëm rrënoja, transmeton Telegrafi.
Kharkiv që është qyteti i dytë më i madhi në Ukrainë, është shkatërruar nga granatimet e pandërprerë nga forcat ruse – ku mbi gjysmë milioni banorë besohet të jenë larguar nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre katër javëve.
Ukraina nga 24 shkurti ka qenë cak i sulmeve vdekjeprurëse të ushtrisë ruse, kurse miliona njerëz nga i mbari vendi janë larguar drejt shteteve fqinje. /Telegrafi/
A man plays the cello in the center of #Kharkiv.
📽️ by @suspilne_news#StandWithUkraine#StopRussianAggression pic.twitter.com/N7HogHEUAl
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 23, 2022