Në muajt e fundit, forcat ukrainase janë përballur me sulme të shpeshta me drone kamikaze.
Një ukrainas ka krijuar një armë personale për t’u përballur me këtë kërcënim rus sa më efektivisht të jetë e mundur.
Në një video që u shfaq në rrjetet sociale, mund të shihni një armë të improvizuar të krijuar për të rrëzuar dronët rusë.
Ukrainian solution for kamikaze UAVs: 6 combined AK-74s. pic.twitter.com/Q1jK7TkCVG
— Clash Report (@clashreport) July 4, 2023
Ai përbëhet nga gjashtë pushkë automatike Kallashnikov 74, të cilat janë të lidhura në mënyrë që të qëllojnë së bashku në të njëjtën kohë dhe janë të montuara në një trekëmbësh.
Forcat e armatosura ukrainase janë përballur më parë me dronët duke gjuajtur me mitralozë të rëndë, raketa portative kundërajrore dhe pajisje elektronike bllokuese.
Kjo mund të jetë një detyrë e vështirë kur dronët dërgohen në numër të madh ose në “tufë”.
Ndryshe, raportohet se mbrojtja ajrore e Ukrainës arrin të rrëzojë mbi 80 për qind të të gjithë dronëve të lëshuar drejt tyre nga rusët. /Telegrafi/