Se ushtarët ukrainas janë bërë “arrë e fortë” për forcat e Vladimir Putinit e dëshmon më së miri videoja e publikuar më poshtë.
Aty shihet ushtari ukrainas me Javelin në dorë, duke tentuar ta lokalizojë mjetin e blinduar të rusëve, transmeton Telegrafi.
Videoja u realizua gjatë 9 korrikut në lindje të Ukrainës, ku shihet se pas lansimit të raketës nga Javelini, mjeti i blinduar rus hidhet në erë.
Ushtari ukrainas e godet nga një distancë relativisht e madhe, duke bërë që predha për disa sekonda të “udhëtojë” dhe ta godet cakun.
Ndryshe, ukrainasit po vazhdojnë me kundërofensivën që sipas eprorëve të lartë të ushtrisë po realizohet me sukses – pavarësisht se pritjet ishin paksa më të mëdha. /Telegrafi/