Një ukrainas është dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj burg pasi ka ndihmuar Rusisë në përgatitjen e sulmeve ajrore, ka thënë shërbimi i sigurisë i Ukrainës.
Burri, i cili nuk është identifikuar, mblodhi informacione mbi vendndodhjen e qendrave logjistike ukrainase për forcat ruse në rajonin e Dnipro, thuhet në një postim në Telegram.
“Para së gjithash, ai u përpoq të vendoste koordinatat e bazave të mirëmbajtjes së pajisjeve ushtarake të mbrojtësve ukrainas”, shtoi ai, raporton skynews.
“Ai i kaloi informacionet e marra të inteligjencës për përgatitjen e sulmeve ajrore ndaj objekteve ukrainase”, përfundoi deklarata.
Theksojmë se ukrainasi raportohet se paguhej për çdo detyrë që kreu me sukses për rusët.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/