Telegrafi

Ukraina “vite dritë larg” nga anëtarësimi në BE, thotë kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se Ukraina është “vite drite larg” nga anëtarësimi në BE.

Ky i fundit tha se ai dhe qeveria e tij do t’i “rezistonte” bisedimeve të BE-së të planifikuara për në mes të dhjetorit, nëse Kievi do të pranonte zyrtarisht ftesë nga BE për t’u anëtarësuar.

Kjo deklaratë erdhi pasi të shtunën ai u rizgjodh president i partisë nacionaliste të krahut të djathtë Fidesz, për herë të njëmbëdhjetë radhazi.

“Detyra jonë do të jetë të korrigjojmë premtimin e gabuar për fillimin e negociatave me Ukrainën, pasi Ukraina tani është vite dritë larg Bashkimit Evropian”, tha Orban.

Mediat raportojnë se ekzekutivi i BE-së në fillim të këtij muaji rekomandoi fillimin e negociatave me Ukrainën për pranim në BE.

Kjo për faktin se sipas BE-së, shteti ukrainas ka treguar nivel të jashtëzakonshëm të forcës institucionale, vendosmëri dhe aftësi për të funksionuar.

Orban, si një nga aleatët e vetëm të presidentit rus Vladimir Putin në BE, ka argumentuar se negociatat nuk duhet të fillojnë me një vend që është në luftë.

Sipas disa spekulimeve, shteti hungarez, po përdor rezistencën e tij duke kërcënuar se do bllokojë planin e BE-së për të ofruar një paketë ndihme katërvjeçare prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën. /Telegrafi/