Telegrafi

Ukraina tregon se si Rusia mund ta kthejë në një bombë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka shpërndarë një video që përshkruan tre skenarë në të cilët Rusia mund ta kthejë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në një “bombë të pistë”.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve përkufizojnë një bombë të pistë si “një përzierje eksplozivish, si dinamit, me pluhur radioaktiv ose fishekë”.

Kur dinamiti ose eksplozivët e tjerë aktivizohen, thotë ai, shpërthimi mbart material radioaktiv në zonën përreth, raporton skynews.

Rusia ka marrë kontrollin e centralit bërthamor që nga marsi i vitit të kaluar ndërsa dyshohet se forcat e saja kanë vendosur eksplozivë në krye të dy ndërtesave të njësisë së energjisë.

Ukraina publikoi videon pasi disa ekspertë bërthamorë mendojnë se një shpërthim në central nuk përbënte asnjë rrezik real radiologjik përtej mjediseve të objektit.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar kohët e fundit se rusët po përgatitin një skenar të errët dhe se duhet të parandalohet katastrofa në rast realizohen planet e Rusisë. /Telegrafi/