Kremlini zyrtar ka njoftuar sot se është i gatshëm të fillojë negociatat e paqes me Ukrainën, por kjo e fundit po e refuzon një gjë të tillë.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë i zyrtarëve të Ukrainës, të cilët kanë paraqitur planin e tyre të paqes, raporton skynews.
Këshilltari i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak ka renditur katër pikat kryesore të Ukrainës si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Rusisë.
1. Largohuni nga Ukraina;
2. Ndryshoni elitën politike;
3. Pranoni krimet e luftës;
4. Ekstradoni në gjykatë autorët e krimeve të luftës;
“A nuk është diçka e qartë?, kështu iu përgjigj ai pretendimeve të palës ruse se Ukraina nuk është e interesuar për ndalimin e luftës. /Telegrafi/
The traditional "negotiating whine" of the Russians is once again on display: "They refuse to talk to us!" Yes, they do. Because it makes no sense. Because it is the Russian Federation that undermines international law and the global security order; organized a large-scale bloody…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) July 28, 2023