Telegrafi

Ukraina tregon humbjet që i kanë shkaktuar rusëve – rrëzohen 27 aeroplanë e 26 helikopterë, shkatërrohen 146 tanke dhe vriten 4,300 ushtarë

Ushtria ukrainase ka publikuar detaje të reja rreth pushtimit ushtarak rus në vend.

Sipas njoftimit, deri më tani janë rrëzuar 27 aeroplanë, 26 helikopterë dhe janë shkatërruar 146 tanke.

Gjithashtu është bërë e ditur se ka vrarë mbi 4,300 ushtarë rusë.

Ushtria ka njoftuar se disa prej ushtarëve janë zënë gjallë dhe rreth 200 trajtohen si rob të luftës.

Ndryshe, luftimet aktualisht po zhvillohen në kryeqytetin, Kievin gjersa raportohet për dëme materiale pas bombardimeve ruse. /Telegrafi/