Site icon Telegrafi

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina ka treguar fragmente të raketës ruse të përdorur për të goditur qytetin e Dnipro, pasi Moska tha se kishte testuar raketën e re balistike Oreshnik.

Rusia kreu të enjten një sulm në qytet për të cilin presidenti Vladimir Putin tha se ishte një provë e raketës së re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi (IRBM) Oreshnik.

Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës shfaqi fragmente metalike, që varionin nga të mëdha në të vogla.

Bëhet e ditur se SBU nuk përmendi emrin e raketës së përdorur, por tha se ishte një lloj që ata nuk e kishin parë më parë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Oleg, një nga hetuesit ukrainas, tha se “kjo është hera e parë që mbetjet e një rakete të tillë gjenden në territorin e Ukrainës”.

“Hetuesit po ekzaminojnë fragmentet dhe më vonë do të sigurojnë përgjigje mbi karakteristikat e raketës”, shtoi ai.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur sulmin “përplasja e fundit e çmendurisë ruse” dhe bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore për të përballuar kërcënimin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version