Telegrafi

Ukraina thotë se Rusia po planifikon të krijojë një ushtri prej dy milionë njerëz

Inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po planifikon të krijojë një forcë ushtarake prej rreth dy milionë njerëz.

Rreth 300 mijë ushtarë janë rekrutuar në Ukrainë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm në muajin shtator, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi se Rusia mund të shpallë një valë tjetër mobilizimi në ditët në vijim.

“Përgatitjet për shpalljen e valës së ardhshme të mobilizimit në Rusi tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive”, tha inteligjenca.

“Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave të mobilizimit të kryera nga vendi agresor tregon planet e udhëheqjes së tij për të krijuar një ushtri që numëron rreth dy milionë njerëz”, thuhej tutje.

Deklarata gjithashtu vuri në dukje ndryshimet e fundit në ligjet ruse në lidhje me mobilizimin dhe tha se trajnimi është duke u zhvilluar. /Telegrafi/