Telegrafi

Ukraina thotë se Rusia po përgatit ‘valën e dytë të mobilizimit’ – plani është që të rekrutohen deri 700,000 njerëz të tjerë

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës pretendon se Rusia planifikon të shpallë raundin e dytë të mobilizimit në janar.

Kështu së paku ka shkruar në Twitter, Anton Geraschenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Anton Geraschenko shkroi në Twitter: “Rusia po përgatitet për valën e dytë të mobilizimit në janar. Plani është që të rekrutohen 500,000-700,000. Rreth 300,000 të rekrutuar më parë – tashmë janë të vrarë/të plagosur/të demoralizuar”.

“Rusët kanë filluar të jenë në heshtje të pakënaqur me autoritetet – ata nuk mund të kuptojnë humbjet në ushtrinë e lavdëruar”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi zëdhënësi i Kremlinit tha se nuk kishte plane për mobilizim të mëtejshëm.

Rusia kishte pohuar se nuk ka në plan të thërrasë ushtarë të tjerë rusë për të luftuar në Ukrainë përmes një raundi të dytë mobilizimi.

Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim “të pjesshëm” të rezervistëve rusë në fillim të këtij viti, por pretendoi se thirrja e 300,000 ushtarëve u përfundua në fund të tetorit.

Pavarësisht kësaj, disa në Perëndim e kanë akuzuar Moskën për mobilizim “të fshehtë”, me raporte për të burgosur rusë që janë detyruar të luftojnë në Ukrainë.

Megjithatë, disa janë të shqetësuar pasi dekreti zyrtar që ofron bazën ligjore të draftit ende nuk është revokuar, pavarësisht se Putini shpalli fundin e lëvizjes së mobilizimit. /Telegrafi/