Telegrafi

Ukraina thotë se po avancon në Bakhmut

Forcat ukrainase thonë se kanë avancuar deri në 1.4 kilometra në disa seksione të vijës së frontit pranë Bakhmutit gjatë ditës së kaluar.

Raportimi vjen pas një numri avancimesh të raportuara këtë javë nga Kievi pranë qytetit të shkatërruar lindor, të cilin Rusia pretendoi se e mori nën kontroll pas një beteje të gjatë dhe të përgjakshme, transmeton Telegrafi.

“Ne po përpiqemi… të kryejmë sulme kundër armikut, po kryejmë kundërsulme. Ne kemi arritur të avancojmë deri në 1,400 metra në seksione të ndryshme të frontit”, tha Serhiy Cherevaty, zëdhënës i komandës ushtarake lindore.

Në komentet televizive, Cherevaty tha se forcat e Moskës filluan një kundërsulm i cili dështoi dhe gjithashtu pësoi viktima të rënda dhe dëmtime të pajisjeve ushtarake.

Raporti për fushëbetejën nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/