Telegrafi

Ukraina thotë se kreu sulmin raketor në selinë e flotës ruse në Krime

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm raketor në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë.

Siç raportohet, ushtria ukrainas tha se goditi me “me sukses” bazën detare në Sevastopol, por nuk dha detaje të mëtejshme të sulmit.

Pamjet e shumta të cilat qarkulluan në internet tregonin tymin e dendur që mbizotëronte zonën.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se një person është zhdukur. Personi i zhdukur ishte pjesëtar i forcave të armatosura – por nuk u nda asnjë detaj mbi moshën, gjininë apo gradën.

Lexo po ashtu Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Guvernatori i zgjedhur nga Rusia për të udhëhequr Sevastopolin, Mikhail Razvozhayev tha se në një postim në Telegram se alarmi ajror ka përfunduar por ka urdhëruar njerëzit të shmangin qendrën e qytetit në Krimenë e aneksuar.

Në një zhvillim të mëtejshëm – ministria e mbrojtjes pretendoi se rrëzoi pesë raketa të tjera që kishin në cak Sevastopolin. /Telegrafi/