Telegrafi

Ukraina thotë se i ka vrarë Rusisë gati 1,100 trupa për 24 orë

Gati 1,100 trupa ruse janë vrarë në 24 orët e fundit, ka pohuar Ukraina.

Numri i të vdekurve nga të dyja palët ka qenë i lartë ditët e fundit, ndërsa beteja mbi qytetin e Bakhmutit vazhdon, transmeton Telegrafi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, 1,090 personel rus u vranë në 24 orët e fundit.

Që kur filloi konflikti më 24 shkurt, Ukraina thotë se ka vrarë 159,090 trupa ruse.

Shifrat që ka dhënë vendi për humbjet ruse janë më të larta se ato që vlerëson Perëndimi. /Telegrafi/