Telegrafi

Ukraina thotë se ka vrarë deri më tani më shumë se 177 mijë trupa ruse

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.

Vendi thotë se 177, 680 trupa ruse janë vrarë dhe 7,020 automjete të blinduara luftarake janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë shkatërruar përfshijnë 3,636 tanke dhe 2,727 artileri.

Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. /Telegrafi/