Forcat speciale ukrainase kapën një pajisje ushtarake anti-ajrore ruse me vlerë rreth 15 milionë dollarë, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Në një mesazh në Twitter, ministria e quajti sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir-CI “një tjetër trofe “special” i marrë nga ushtria ruse.
Një foto tregon gjithashtu një ushtar me pajisje luftarake dhe duke mbajtur një pushkë – por fytyrën e kishte të mbuluar – duke pozuar para grupit të frikshëm të armëve të montuara në kamion në atë që duket të jetë skaji i një fushe.
Сили спеціальних операцій ЗС України – ще один «особливий» трофей: російський самохідний зенітний ракетно-гарматний комплекс "Панцирь-С1".https://t.co/J53tZJQfBx pic.twitter.com/7aoqQqXMas
— Генеральний штаб ЗСУ (@GeneralStaffUA) March 10, 2022
Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u mburr se mbrojtësit e vendit “kanë arritur të rimbushin arsenalin e tyre për shkak të pajisjeve të shumta që morën në fushën e betejës. Ne do ta mundim armikun me armët e tij”.
Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, DC, sistemet Pantsir janë të pajisura me deri në dymbëdhjetë raketa dhe dy topa që i lejojnë ata të synojnë katër aeroplanë në të njëjtën kohë.
Javën e kaluar, u shfaq një video e një tjetër Pantsir-C1 që digjet në një fushë pranë qytetit ukrainas të Bashtanka, ku fermerët vendas thuhet se i vunë flakën. /Telegrafi/