Site icon Telegrafi

Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë të nisur drejt Kievit gjatë natës

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar të gjithë dronët sulmues që armiku përdori për të sulmuar Kievin gjatë natës.

Këtë e ka bërë të ditur administrata ushtarake e qytetit përmes një postimi në aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Sulmi i pestë ajror në Kiev që nga fillimi i shtatorit! Mbrëmë, ushtria ruse përdori përsëri UAV-të goditëse, me gjasë Shaheds, të nisur nga rajoni i Kurskut. Disa valë municionesh iu afruan Kievit pas mesnate. Alarmi për sulm ajror në kryeqytet zgjati më shumë se një orë”, ka thënë Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Dhe sipas tij, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët sulmues rusë që përbënin një kërcënim për Kievin teksa i afroheshin kryeqytetit ukrainas.

Sipas informacioneve paraprake, nuk u regjistruan asnjë shkatërrim apo viktima në qytet, shtoi Popko. /Telegrafi/

Exit mobile version